giovedì 12 gennaio 2012

BabaStars blejnë studio paisjet nga Positive Entertainment, me të cilat janë prodhuar të gjitha hitet e tyre.

Pasi që BabaStars dhe Enis Presheva kanë raporte të shkëlqyeshme shumë vjeçare, ata janë këshilluar me Enisin për ngritjen e një studioje të BabaStars. Studio, e cila pritet të jetë funksionale në fillim të muajit shkurt 2012 do jetë ndër studiot më të mira në Kosovë dhe Shqipëri. Pasi që Enisi është fan i madh i Avid produkteve, me të cilat janë inçizuar shumë albume, si dhe të gjitha albumet e Tingullit Trent dhe Skillz, ata së bashku janë dakorduar që këtë traditë ta vazhdojnë dhe studion e tyre ta pajisin me paisjet e deritanishme të Positive Entertianment. Pra BabaStars Studio do jetë tërësisht e bazuar në Avid Pro Tools HD teknologjinë.

mercoledì 11 gennaio 2012

Rikthehen pas 10 vjetësh grupi legjendar “Ilirët”


Janë bashkuar si më të fortë se kurrë djemtë Shemsi Krasniqi solisti i grupit, Besim Bunjaku, Shemsi Gashi, Besmir Krasniqi, Drilon Galica, të cilët krijuan grupin shumë të njohur mbarëshqiptarë “Ilirët”, njofton “Kosova Sot”.
Ata pas 10 vjetëve mësuam nga kitaristi Besimi se do të vijnë me një album të ri në treg, i cili do të ketë këngë të reja, por edhe përpunime dhe hite që nuk kanë vdekur kurrë nga ky grup.
Legjendarët e këngëve “Fjalët e qiririt” dhe “Xhamadani vija-vija” kanë gati gjithçka dhe një album të ri që padyshim do të jetë një vlerë për muzikën shqiptare. Muzik Shqip

Gjira Kajtazi: Më pëlqen të këndojë vetëm në shqip


Prindërit këndonin dhe këndojnë pothuajse të gjithë në familjen e saj. Kështu ka treguar, mes tjerash, në programin ‘Pro Shqip”, e ftuar në Top Kosova Radio, këngëtarja Gjira, që solli një “tërmet hit”, me titull “Ç’ka po don me t’knu zemër”. Është shumë patriote dhe nuk i pëlqen të këndojë në gjermanisht, apo anglisht, por tingëllon më bukur e kënduar në shqip.
Për këtë tha se këndon vetëm në gjuhën amtare, pavarësisht se dhe të huajt në Gjermani, ku ajo jeton, e pëlqejnë muzikën e saj. Ajo ka kënduar qysh e vogël, pasi është hobi më i madh i saj dhe asnjë profesion tjetër nuk mund ta bëjë më mirë sesa të këndojë.
Ajo e ka gati edhe një këngë pak më të butë, me tekst dhe ritëm që u dëgjua për herë të parë në valët e Top Kosova Radio, me titull “Baby”. Vajza shumë e komentuar kohët e fundit për hitin e saj, pritet sërish të na befasojë. Muzik Shqip

martedì 10 gennaio 2012

BABA STARS


Folkan Shqip dhe BABA STARS kane arritur marreveshje me butikun Driloni ne Ferizaj per shitjen e produkteve officiale. Shitja fillon neser

Adelina Ismaili: Njeriu të cilit i trembem…


Ajo ka kënduar “Ushtrinë time do ta bëj me Ibrahim Rugovën”, në një kohë kur pavarësia e Kosovës dukej një ëndërr e largët. Ajo ka deklaruar gjatë pjesëmarrjes të saj në konkursin e bukurisë “Miss Bota”: “Unë vij nga Republika e Kosovës së Shqipërisë”, në një kohë kur asnjë kosovar nuk guxonte të shprehte mendime të tilla me zë të lartë.
Ajo quhet Adelina Ismajli, këngëtarja e cila i ka shpallur luftë regjimit serb atëherë kur vetëm një grusht burrash guxonin ta bënin një gjë të tillë. Nuk ka pasur frikë as nga kërcënimet e nuk e kanë mposhtur fatkeqësitë që ka kaluar në jetë, por si çdo njeri edhe ajo e ka një pikë të dobët; një njeri të cilit i trembet më shumë se çdokujt tjetër në botë.
Dhe ky njeri quhet Mona Ismaili, nëna e saj e cila edhe sot e kësaj dite ka një ndikim të jashtëzakonshëm në jetën e së bijës. Këtë gjë, Adelina e rrëfen sinqerisht thuajse në të gjitha bisedat me gazetarë te ndryshem. Muzik Shqip

Mbrojti flamurin kombëtar dhe ofendoi serbët, arrestohet në Preshevë Sinan Hoxha


Pas publikimit të këngës për bashkimin kombëtar nën titullin “Kuq e Zi” në bashkëpunim me kolegët Meda e Seldi, e cila duhet thënë se ka arritur një rekord klikimesh (mbi 1 milion e gjysmë) edhe pse ka vetëm pak ditë që është publikuar, këngëtarit nuk i kanë munguar ofertat për koncerte nga të katër anët e globit.
Shumë të tilla i kanë ardhur atij edhe nga Presheva, e cila përmendet disa herë në tekstin e këngës. E pikërisht gjatë një koncerti të mbajtur në Preshevë, ku ka pasur një pritje madhështore, ose më saktë gjatë rrugës së kthimit, Sinan Hoxha është konfliktuar me autoritetet serbe, të cilat i kanë kërkuar të heqë menjëherë xhaketën, mbi të cilën është 
qëndisur shqiponja dykrenare.






Këtë xhaketë Hoxha e ka veshur edhe në xhirimet e videoklipit tej e tej Shqipërisë. Ofendimeve të palës serbe për simbolet tona kombëtare, Sinan Hoxha u është përgjigjur me të njëjtën monedhë, duke i fyer gjithashtu ata dhe siç mësohet mes të tjerash, i ka thënë “Fuck Serbia”, ama kjo gjë i ka kushtuar jo pak.
Tetë orë të mira në qelitë e paraburgimit, derisa organet shqiptare kanë ndërhyrë për lirimin e tij. Ndonëse na vjen keq për këtë ndodhi, ndihemi mirë kur mësojmë që Sinani s’ka lejuar përdhosjen e simboleve tona kombëtare, të cilat duhet thënë që janë të ndaluara të ekspozohen në Preshevë.
Muzik Shqip



2po2 dhe Flori së shpejti me këngë të re


Reperi Besnik Canolli i njohur si 2po2, i cili që nga viti 1995 është i angazhuar në hip-hopin shqiptar, nuk ndalet së krijuari hite të reja.
2po2 për datën e të dashuruarve, 14 shkurt, do të sjellë një këngë të re. “Gjithë jetë” titullohet kënga e cila flet për dashurinë e një çifti. Kjo këngë është në bashkëpunim me këngëtarin nga Shqipëria, Flori Mumajesi.
Teksti i këngës është realizuar nga vetë reperi, muzika nga Flori, ndërsa klipi do të realizohet nga Entermedia. Për 2po2 dhe Florin nuk është ky bashkëpunimi i parë, pasi që ata kanë realizuar edhe më herët këngën “Crazy Girl”.
Reperi 2po2 gjatë vitit 2011 realizoi albumin “Authentic” dhe shumë këngë prej këtij albumi u bënë hite. Muzik Shqip