
Kënga, e cila është punuar nga Florent Boshnjaku, është një këngë që asaj i ka pëlqyer nga momenti i parë kur e ka dëgjuar.
“Jam e kënaqur dhe kënga më ka pëlqyer qysh nga momenti i parë kur e kam dëgjuar në studio të kompozitori Florent Boshnjaku, më të cilin bashkëpunoj qysh nga fillimi i karrierës”, ka thënë Zanfina në një bisedë për Gazetën Express.
Tani ajo është duke punuar që t’ia punoj klipin kësaj kënge.
“Kam menduar ta bëj kripin në këtë këngë, sepse po më pëlqen dhe mendoj se me klip do të promovohet më mirë dhe dëgjohet më shumë”, thotë tutje ajo.
Por, nuk do të jetë kjo kënga e vetme që do t’i shoqërojë adhuruesit e Zanfinës këtë vit, pasi që këngëtarja është duke menduar edhe për një hit tjetër që dëshiron ta realizojë në fillim të pranverës.
“Pas kësaj gjithsesi, sidomos në stinën e pranverës, atëherë do të kem edhe këngë të reja dhe klipe”.
Epiteti që iu dha në fund të vitit të kaluar, kur u tha se ajo është këngëtarja më seksi në estradën kosovare, Zanfinës i ka pëlqyer.
“Po. Më vjen mirë kur dëgjoj komente pozitive nga njerëzit, sepse nga ato negativet kemi filluar të lodhemi dhe gjithashtu të bëhemi imunë ndaj tyre”, thotë ajo.
E përfolur shpesh, sidomos në klipin e fundit se ka përdorur botoks për t’i fryrë buzët, Zani thotë se nuk përdor botoks për buzët e saj dhe se buzët e saj janë origjinale.
“Jo, nuk i kam me botoks (buzët). Kam treguar ne emisionin Oxygen detajisht rreth kësaj teme”.
Megjithatë, këngëtarja e kishte pasur një intervenim më herët në këtë aspekt dhe tani thotë se ky intervenim do të jetë edhe i fundit.
“Gjithashtu po çuditem se si një intervenim i imi, i pari dhe i fundit, është bërë temë më shumë se të gjitha temat tjera më të mëdha më të cilat ishte dashur të merren njerëzit”.
Po ashtu, Ismajlin sivjet nuk do ta shohim as në ndonjë festival, pasi që këngëtarja thotë se festivalet kanë filluar të mos jenë më trendi.
“Nuk e besoj që do të marr pjesë. Asnjëherë s’kam qenë shumë pro festivaleve. Koha e festivaleve ka qenë më shumë aktuale para dhe pak vite pas luftës në Kosovë”, ka thënë këngëtarja për Express.
Zanfina gjatë kohës së lirë dëgjon më shumë muzikë të huaj, përderisa thotë se dëgjon dhe ndonjë këngë të mirë në gjuhën shqipe. Muzik Shqip
Nessun commento:
Posta un commento